Invesitori i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, Anton Rasaj përmes një konference për media ka thënë se kjo qendër ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim, siç u shpreh ai pa asnjë bazë ligjore.
Ai u shpreh se u bën thirrje për mbyllje, përkundër veprimeve të shpejta ndaj infermiereve që janë të përfshira në sulmin ndaj të moshuarës.
“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve. Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllet ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vijnë t’i tërheqin rezidentët nga qendra ‘Orenda’ në Pejë”, është shprehur ai.
Tutje, ai tha se infermiereve që tani janë nën hetim, nuk paraqesin fytyrën e Orendës dhe se vendimi për mbyllje sipas tij është linçim ndaj biznesit, përcjell Klankosova.tv.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka ivestime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare.
Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çka do që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linçim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe.
E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'