Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha ka njoftuar se në Suharekë po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Suharekë–Peqan–Peqan i Vogël, projekt i financuar nga Qeveria Kurti në vlerë prej 939 mijë e 808.33 eurosh.

Sipas njoftimit, hartimi i projektit dhe mbikëqyrja e punimeve janë realizuar nga Komuna e Suharekës.


Sipas Bashës, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

“Vazhdojmë me investime në infrastrukturë gjithandej Kosovës, për rrugë më të sigurta, qarkullim më të lehtë dhe kushte më të mira për qytetarët”, ka shkruar ai. /Telegrafi/