Ekipet e “EKO-THERANDA” në terren për pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike

Ekipet e NPL “EKO-THERANDA” në Suharekë kanë nisur javën me angazhime në pastrimin e pusetave dhe shkarkuesve të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit.
Sipas njoftimit, si pasojë e reshjeve të shiut, në disa pika janë grumbulluar mbeturina të ndryshme, të cilat kanë penguar rrjedhjen normale të ujërave. Për këtë arsye, ekipet janë angazhuar në terren për largimin e pengesave dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike.
Nga kjo ndërmarrje kanë bërë të ditur se puna në terren po vazhdon me qëllim garantimin e pastërtisë, funksionalitetit dhe sigurisë së hapësirave publike.
NPL “EKO-THERANDA” ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit dhe hapësirave të përbashkëta. /Telegrafi/





































