LAJMI I FUNDIT:

Invazioni i Ukrainës nga Rusia, Kosova e ShBA në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon

Invazioni i Ukrainës nga Rusia, Kosova e ShBA në një linjë për të parandaluar çdo destabilizim në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier pas invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Përmes Twitter-it të dy kanë shprehur përkrahjen e Kosovës e SHBA-së për shtetin e Ukrainës.

Osmani po ashtu ka shkruar duke thënë se dëmtojnë agresionin e Rusisë dhe se është në një linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim të Kosovës.


“U takova me ambasadorin e SHBA-së për të diskutuar për zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimit rajonal. Ne e dënojmë fuqishëm agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkruan Osmani.

Ndërkaq ambasadori amerikan ka thënë se e dënojnë me termat më të ashpër invazionin masiv të Ukrainës.

“Bisedë e rëndësishme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot mbi invazion e paprovokuar dhe masiv të Ukrainës nga Rusia, të cilin ne e dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht qëndrimin me Ukrainën”, shkruan ambasadori i SHBA-ve në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori