Një yll i ri ka lindur në repartin defensivë tek Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjet e muajit tetor.
Ka luajtur edhe më parë, por në tetor ka bindur të gjithë me aftësitë që posedon dhe ai është e ardhmja në mbrojtjen e Përfaqësueses së Kosovës.
Fjala është për mbrojtësin Ibrahim Dresevic, i cili ka dhënë shumë siguri dhe qetësi në mbrojtjen e Kosovës përkundër mungesës së kapitenit Amir Rrahmani.
23-vjeçari u bashkua me Kosovën vitin e kaluar, teksa tashmë numëron gjashtë paraqitje nga 90 minuta me fanellën e Dardanëve.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, mbrojtësi kosovar ka folur fillimisht rreth ardhjes te Përfaqësuesja jonë, pasi më parë kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë.
Ai thotë se fillimisht ishte kontaktuar nga menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala, teksa ka deklaruar se ardhja te Kosova ishte zgjedhja më e mirë.
“Po, kam luajtur me të gjitha grupmoshat deri U21 me Suedinë. Më ka shkruar Bajram Shala dhe biseduam mundësisë që të luajë për Kosovën. Pas asaj bisede, unë mendova që do të ishte interesante dhe mund të ishte diçka e madhe në të ardhmen, kështu vendosa të luajë për Kosovën. E kisha një ndjenjë të mirë dhe ishte zgjedhja më e mirë për mua”, deklaroi Dresevic për Telegrafin.
Dresevic është shqiptar nga Mali i Zi, teksa është lindur dhe rritur në Suedi ku edhe ka filluar hapat e parë me futbollin. Gjithsesi ai thotë se është pritur shumë mirë te Kosova.
“Pritja ishte shumë e mirë kur erdha te Kosova. Të gjithë futbollistët më pritën mirë dhe më ndihmuan gjatë gjithë kohës, gjë që më bëri të lehtë të futem në grup mirë e më mirë pas çdo grumbullimi. Në skuadër ishin edhe dy futbollistë që i njihja nga e kaluara, Arbër Zeneli dhe Anel Rashkaj, të cilët po ashtu më ndihmuan shumë”, vazhdoi tutje Dresevic.
23-vjeçari ende nuk e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por për gjithçka të paqartë e ka afër vetës Arbër Zenelin që përkthen, edhe pse komunikimi më shumë me lojtarët bëhet në gjuhën angleze.
“Arbëri më ka ndihmuar shumë sepse që të dy flasim në gjuhën suedeze, kështu që ai përkthen gjithçka që unë nuk e kuptoj”, tha Dresevic për Telegrafin.
Paraqitjet e mira në muajin tetor kanë bërë që Dresevic të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ka marrë lëvdata të shumta nga tifozët, ndërsa ai thotë se është i lumtur për vlerësimin.
“Sigurisht që jam i lumtur kur dikush thotë diçka të mirë. Për mua është e rëndësishme të ndihmojë skuadrën për të fituar ndeshje dhe të përmirësohemi, gjërat tjera janë vetëm bonuse”, deklaroi mbrojtësi qendror.
Ai ka luajtur gjashtë ndeshje si titullar për Kosovën, teksa shumë mendojnë që ka ardhur koha që Dresevic të jetë një titullar i rregullt. Megjithatë vet lojtari thotë se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë 100 për qind nga vetja kur është në fushë, pa marrë parasysh nëse është titullar ose jo.
“Unë mundohem të japë më të mirën gjatë gjithë kohës dhe të ndihmoj skuadrën. Edhe nëse nuk startoj, unë përsëri e japi 100% kur më vjen mundësia. Është zgjedhja e trajnerit të vendosë për skuadrën. Gjithsesi, unë shpresoj të luajë sa më shumë”, vazhdoi tutje mbrojtësi kosovar.
Kosova ishte shumë pranë për ta siguruar një biletë për kampionatin evropian Euro 2021, mirëpo pësoi në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve nga Maqedonia e Veriut. Gjithsesi Dresevic thotë se ëndërron që të ketë sukses me Kosovën për të luajtur në Kampionatin evropian ose atë botëror.
“Është ëndërr të luajmë në Kampionat Botëror apo Kampionat Evropian. E gjithë skuadra dëshiron të ketë sukses me ekipin përfaqësues, kështu që ne do të japim më të mirën për t’u kualifikuar në kompeticione të mëdha”, vazhdoi tutje mbrojtësi i talentuar.
Dresevic është pjesë e skuadrës holandeze Heerenveen, ku për synim ka triumfin e Kupës së Holandës.
“Dua të bëjë mirë te Heerenveen, do të provojmë të fitojmë Kupën dhe të bëjmë sa më mirë në kampionat. Ne luajmë gjithmonë për të qenë sa më lartë dhe nuk jemi të kënaqur me mesin apo fundin e tabelës”, deklaroi lojtari.
Tutje ai tha se synon që një ditë të luaj në La Liga ose Serie A, pasi janë dy kampionatet ku ëndërron të paraqitet në të ardhmen.
“Më pëlqen La Liga spanjolle dhe Serie A italiane. Për mua do të ishte ëndërr që të luaja në një prej këtyre ligave”, u shpreh Dresevic.
Krejt në fund reprezentuesi kosovar ka falënderuar tifozët për mbështetjen, teksa ka siguruar që gjithmonë do të jap më të mirën nga vetja e tij për Kosovën.
“Dua t’ju them tifozëve që e vlerësoj shumë të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë. Unë do të japi gjithmonë më të mirën për ta dhe për Kosovën. Na mungojnë shumë tifozët në ndeshjet tona sepse na sjellin gjithmonë një atmosferë të mirë dhe na japin fuqi kur janë me ne dhe kur brohorasin”, përfundoi intervistën e tij për Telegrafin mbrojtësit kosovar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale – Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Federata e Spanjës ka mbetur e detyruar që të ndryshojë datat e ndeshjeve të Superkupës
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit
Superkompjuteri parashikon se kush do të shpallet kampion i Ligës Premier këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit