Ryan Christie përmblodhi emocionet e gjithë pritjes 22-vjeçare të Skocisë për të arritur kualifikimin në një garë të madhe, ndërsa skuadra kombëtare mundi Serbinë me penallti për t'u kualifikuar në Euro 2020.

Hera e fundit që Skocia u kualifikua për një turne ndërkombëtar ishte në Kupën e Botës në Francë në 1998, ku ata hapën turneun kundër nikoqirëve të Brazilit.


Të enjten në mbrëmje atyre iu dha një mundësi e madhe për të përfunduar atë periudhë të gjatë pritje kur u përballën me Serbinë në një ndeshje play-off.

Goli i Christie në minutën e 52-të e çoi ekipin e Steve Clarke në epërsi 0-1 dhe kur u largua nga fusha në minutën e 87-të dukej sikur ishte goli i fitores.

Skocia

Megjithatë, serbët arritën të barazojnë në minutën e 90-të me anë të Luka Jovic duke thyer zemrat e Skocisë dhe për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Pas dy pjesëve prej 15 minutave pa gola, fituesi u desh të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive, ku as këtu nuk munguan emocionet.

Skocia 1

Nëntë penalltitë e parë u shënuan nga të dy palët, ndërsa penalltia e pestë e serbëve e ekzekutuar nga Aleksandar Mitrovic u prit nga portieri David Marshall për të dërguar Skocinë në Euro 2020.

Pas lojës, Christie u intervistua në Sky Sports dhe ai qau me lot gëzimi ndërsa fliste për atë që do të thoshte.

“Ishe një ditë e mahnitshme. Ne besuam në kualifikim dhe e merituam atë. Kemi kaluar kaq shumë vite duke pritur”, ishin disa nga fjalët e Christe, i cili nuk mund të ndalte emocionet e tij në intervistë pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app