KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Mitrovicës.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ilaz Kodra”, “Ferki Aliu”, “Musa Ademi”, “Xhafer Deva” dhe “Ali Pashë Tepelena”, si dhe në fshatrat Suhodoll, Koshtovë dhe Rahovë.


Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Evlia Qelebia” dhe “Kalabria”, si dhe në fshatin Frashër i Vogël.

Gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt dhe ka rekomanduar që të lihet të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/