Intervenime në katër lagjet e Pejës për debllokimin e pusetave


KRU "Hidrodrini" ka njoftuar se ekipet e Sektorit të Kanalizimit në Pejë kanë realizuar aksion për pastrimin dhe debllokimin e pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në katër lagje të qytetit.
Sipas njoftimit, intervenimet janë kryer në katër lagjet e Pejës: “Agim Qelaj”, “Mehmet Gradica”, “Adem Jashari” dhe “Papa Klimenti”, ku gjatë punimeve janë nxjerrë mbeturina të ndryshme, përfshirë materiale të ngurta dhe mbetje ushqimore, të cilat nuk duhet të hidhen në rrjetin e kanalizimit.
Këto mbeturina kanë shkaktuar bllokime serioze dhe kanë dëmtuar funksionimin normal të sistemit të kanalizimit, i cili është i destinuar vetëm për ujërat e zeza dhe jo për hedhjen e mbetjeve.
"Qytetarët apelohen që të kenë kujdes në shfrytëzimin e sistemit te rrjetit të kanalizimit vetëm për nevojat e dedikuara", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/



































