Interi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari, duke fituar takimin me rikthim 1-3.

Përkundër rasteve të mira të krijuara nga Neroazzurët në pjesën e parë, vendasit ishin ata që gjetën golin.


Tre minuta para fundit të 45 minutave të para, Cagliari gjeti golin e avantazhit.

Sulmuesi anësor, Riccardo Sotil realizoi një gol të bukur brenda zonës për t’i dhënë epërsinë vendasve 1-0.

Antonio Conte i bëri tri ndryshime në formacion në pjesën e dytë ku i inkuadroi lojtarët si Hakimi, Sensi e Young duke larguar nga loja Perisic, Eriksen e Darmian.

EpHlokbW4AEOLs1

Golin e barazimit Interi e arriti në minutën e 77-të, kur realizoi mesfushori italian Nicolo Barella me një goditje të fuqishme nga distanca për 1-1.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Danilo D’Ambrosio u shërbye bukur nga Barella dhe i dha epërsinë e parë Interit 1-2.

Krejt në fund të ndeshjes, Romelu Lukaku shënoi golin e tretë për Interin për rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këto tri pikë të fituara, Interi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 24 pikë, teksa Cagliari mbetet në vendin e 12-të me po aq pikë.

Në xhiron e ardhshme Cagliari do të pres Parman, teksa Interi do ta luaj derbin përballë Napolit. /Telegrafi/  

https://twitter.com/wilnoticias/status/1338115757419458561

telegrafi sport app