LAJMI I FUNDIT:

Interi ‘shkelet’ edhe nga Sassuolo, i thotë “tung” Evropës (Video)

Interi ‘shkelet’ edhe nga Sassuolo, i thotë “tung” Evropës (Video)

Interi ka humbur në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 2-1.

Skuadra nerazzure ka vazhduar me formën e tyre të dobët edhe pas ndeshjes me Sassuolon, duke humbur durimin e tifozëve të cilët protestuan në fillim të ndeshjes dhe më pas lëshuan stadiumin.


Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por ishin mysafirët ata që befasuan duke shënuar golin e epërsisë.

Ishte sulmuesi Pietro Iemmello, i cili shfrytëzoi për mrekulli një kundërsulm të Sassuolos dhe mposhti portierin Handanovic për 1-0 në minutën e 36 pas asistimit të Domenico Berardit dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Sassuolo u tregua përsëri më e shpejt duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 50 përsëri me anë të Iemmellos, i cili kësaj radhe u ndihmua nga asistimi i Pol Lirolas.

Në vazhdim të ndeshjes, Interi e mori kontrollin e ndeshjen dhe gjeti shpejt golin e parë me anë të Eder, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 70 për 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit u munduan të gjejnë golin e barazimit, por pa pasur sukses dhe kështu vazhduan me formën e tyre të dobët.

Pas kësaj humbje, Interi e sheh veten në pozitën e tetë me 56 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 12 me 43 pikë të tubuara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GPhz_QA7rbs

https://www.youtube.com/watch?v=40ibEim7HmM&feature=youtu.be&a

https://twitter.com/FansNerazzurri/status/863729542933827584

 https://www.youtube.com/watch?v=40ibEim7HmM&feature=youtu.be&a