Interi nuk gabon ndaj Spalit, i kthehet fitores para Derby della Madonnina

Pas një barazimi dhe një humbje, Interi është kthyer fitoreve në Serie A.
Zikaltrit fituan ishin më të mirë ndaj Spalit dhe në fund arritën fitore me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza.
Pjesa e parë ishte e heshtur dhe me pak raste, ajo që vlen të përmendet është se në minutën e 31-të Lautaro Martinezit iu anulua një gol nga sistemi VAR dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Interi i filloi më mirë pjesën e dytë, fillimisht kaloi në epërsi me Matteo Politanos (68') dhe pastaj gjeti dhe golin e qetësisë me Roberto Gagliardinin (77').
Në minutat e mbetur vendasit u kthyen në mbrojte dhe duke u vendosur mirë nuk i lejuan mysafirët të rrezikojnë portën e Samir Handanovic.

Pas kësaj fitore Interti vazhdon në pozitën e katër me 50 pikë, një më pak se Milani, ndërsa Sapli renditet në vendin e 16-të me 23 pikë.
Në xhiron e radhës skuadra e Luciano Spallettit pretë atë të Gennaro Gattusos, kurse Spali do të luajë në shtëpi ndaj Romës. /Telegrafi/
https://twitter.com/InterYaSkrinYa/status/1104767225976811521
https://twitter.com/InterYaSkrinYa/status/1104769815313559553



















































