Interi ka triumfuar përballë Juventusit në Derby d’Italia (2-1) për Superkupën e Italisë duke fituar me një realizim të vonshëm pas vazhdimeve.

Ishte një gjysmë e parë dinamike, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.


Ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Weston McKennie (25’), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të mirë nga Alvaro Morata.

mkkenni (Foto: Twitter/Juventus FC)

Vendasit e barazuan rezultatin përmes Lautaro Martinez nga penalltia (35’), pas një ndërhyrje të gabuar të Mattia De Sciglio në Edin Dzeko.

lautaro scaled (Foto: Twitter/Inter)

Bianconerët e nisën më mirë fraksionin e dytë duke rrezikuar përmes Federico Bernardeschi, ndërsa në vazhdim Nerazzurët e kthyen lojën në favor të tyre duke tentuar me anë të Denzel Dumfries e Alexis Sanchez.

anchez (Foto: Twitter/Inter)

Dhe kur po përfundonin vazhdimet, Alexis Sanchez e shënoi golin e nokautit që ia siguroi Interit Superkupën e Italisë për këtë vit. /Telegrafi/

https://twitter.com/diarymiy/status/1481363063257321475

telegrafi sport app