Lautaro Martinez është padyshim lojtari kryesor i Interit këtë edicion.

Sulmuesi argjentinas ka udhëhequr skuadrën zikaltër drejt finales së Ligës së Kampionëve, finales së Kupës së Italisë dhe triumfit në Superkupën italiane.


25-vjeçari megjithatë mund të ndryshoj skuadër në verë, pasi top klube evropiane janë vënë pas tij.

Lautaro Martinez 20230405 calcionow.it 2

Në 52 ndeshje zyrtare deri më tani, Lautaro ka realizuar 25 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Football Insider ka raportuar se Interi synon që nga shitja e argjentinasit të fitoj 80 milionë euro në afatin kalimtar veror.

Chelsea, Liverpool, Manchester United e Atletico Madrid janë skuadrat që kanë shprehur interesim për sulmuesin argjentinas.

Edhe pse duket e vështirë që Interi të heq dorë nga ylli i tyre, klubet e interesuara për të pritet të dalin me oferta zyrtare në verë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app