Jo vetëm Edin Dzeko, edhe një sulmues tjetër do t'i bashkohet Interit pas largimit të Romelu Lukakus.

Kampioni në fuqi i Italisë pritet ta transferojë edhe sulmuesin kolumbian, Duvan Zupata.


30-vjeçari ka disa sezone që shkëlqen në Serie A me fanellën e Atalantës dhe është dëshira e madhe e trajnerit Simone Inzaghi për repartin ofensivë.

Zapata edicionin e fundit ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë në 49 ndeshje zyrtare me Atalantën.

Duvan Zapata GettyImages  1

Mediat italiane kanë raportuar se Interi ka arritur një marrëveshje personale me lojtarin i cili është i gatshëm të transferohet në Giuseppe Meazza.

Bëhet fjalë për një kontratë tri vjeçare ku sulmuesin do ta pres një pagë e dyfishuar nga ajo që fiton te Atalanta prej 1.7 milion eurove në sezon.

GettyImages 1333028873 2

Ndërkohë tani duhet gjetur një marrëveshje me Atalantën, që vazhdon të insistojë në 40 milionë euro për ta lënë të lirë yllin  e tyre.

Neroazzurët nuk janë në gjendje të paguajnë më shumë se 30 milionë për lojtarin, derisa bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app