LAJMI I FUNDIT:

Interi arrin marrëveshje me Murielin, me Sampdorian ende!

Interi arrin marrëveshje me Murielin, me Sampdorian ende!

Raportet italiane sugjerojnë se sulmuesi Luis Muriel ka pranuar kushtet personale me Interin, por një marrëveshje është ende për t’u goditur me Sampdoria

25-vjeçari kolumbian është transferuar nga Udinese në vitin 2010, dhe ka shënuar 40 gola në 157 paraqitje, duke nxitur thashethemet e interesit nga një numër i madh i klubeve, ndër to edhe Interi.

Ferrero: Napoli kërkoi Murielin, por nuk bëj biznes me De Laurentiisin
Lexo po ashtu Ferrero: Napoli kërkoi Murielin, por nuk bëj biznes me De Laurentiisin

Por, Muriel është aktualisht nën kontratë deri në vitin 2019 dhe ka një klauzolë lirimi prej 28 milionë eurove, por Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, është thënë të ketë shpresë për një zgjatje që do të qonte klauzolën në 35 milionë.


Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, sulmuesi kolumbiani ka pranuar një transferim nga e zikaltërve me anë të agjentit të tij Alessandro Lucci, pasi kushtet financiare dhe emri i madh i klubi kanë bërë që Muriel të pranoj kushtet, përcjell Telegrafi.

Interi me ofertë monstruoze për Conten
Lexo po ashtu Interi me ofertë monstruoze për Conten

Duke pasur parasysh se lojtari ka pranuar kushtet, i njëjti raport tregon se Interi janë duke shpresuar për të arritur një marrëveshje edhe me Sampdorian para se një rinovim i tillë të bëhet, dhe janë duke synuar që ta ulin shumën e paguar, duke provuar bonuse të lidhura me paraqitjet.

Lojtari aktualisht fiton 900,000 euro në sezon, një shifër që do të dyfishohej me një kalim zyrtar të tij te skuadra e drejtuar nga Suning Group. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori