Përkushtimi i Rotarianëve në Shqipëri dhe Kosovë për të shtuar numrin e anëtarëve dhe të Klubeve Rotary ka shtuar interesimin për anëtarësim në Rotary.
Sipas raportit të fundit të Rotary International, Shqipëria dhe Kosova, së bashku, zënë vendin e parë në botë për shtim të numrit të anëtarëve dhe themelimin e Klubeve të reja Rotary.
Çka është Rotary?
Rotary International është organizatë shërbyese humanitare e cila bashkon liderët në biznes dhe profesion për të ofruar shërbime në komunitet, për të promovuar integritetin dhe për të avancuar vullnetin e mirë, paqen dhe mirëkuptimin në botë. Rotary është organizatë jopolitike dhe jofetare.
Shqipëria dhe Kosova bashkohen në Rotary!
Përkushtimi i Rotarianëve në Shqipëri dhe Kosovë për të shtuar numrin e anëtarëve dhe të Klubeve Rotary ka shtuar interesimin për anëtarësim në Rotary. Vetëm për katër muaj, Rotary në Shqipëri dhe Kosovë ka trefishuar numrin e anëtarëve. Interesimi në të gjitha qytetet në Shqipëri dhe në Kosovë për të themeluar një Klub Rotary dhe për anëtarësim në Klubin Rotary është në rritje të vazhdueshme. Sipas raportit të fundit të Rotary International, Shqipëria dhe Kosova, së bashku, zënë vendin e parë në botë për shtim të numrit të anëtarëve dhe themelimin e Klubeve të reja Rotary. Kjo është e paparë në historinë më të re të Rotary International. Ky sukses është arritur, falë punës së secilit Rotarian dhe Klub Rotary në Shqipëri dhe Kosovë.
Tani, ne, Rotarianët Shqipëtarë themelojmë Distriktin Rotary, dhe do të bëhemi pjesë e Kuvendit dhe strukturave udhëheqëse në Rotary International,do të kemi përfaqësuesin dhe zërin tonë në strukturat më të larta Rotary.
Por, cili është Misioni Rotary? Çka bëjnë Rotarianët? Pse të anëtarësoheni në Klubin Rotary?
Rotarianët ndihmojnë dhe shërbejnë të tjerët, promovojnë integritetin dhe avancojnë mirëkuptimin në botë, përmes fuqizimit të miqësisë së liderëve në profesion, në biznes dhe atyre në komunitet.
Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi?
Në vend të parë mund të themi se është miqësia. Në një botë gjithnjë më komplekse, Rotary mbanë një filozofi të thjeshtë që mundëson të bëjmë miq kudo, në komunitetin tonë dhe në mbarë botën. Rotary po ashtu na mundëson të ndihmojmë dhe shërbejmë komunitetin, të kënaqemi dhe argëtohemi, të përparojmë dhe të zhvillojmë biznesin, të mësojmë vazhdimisht dhe të udhëtojmë në çdo vend të botës.
Çfarë besojnë Rotarianët?
Rotarianët besojnë në ndarjen e të mirave Rotary me të tjerët. Të jesh Rotarian do të thotë edhe më shumë sesa të gjitha ato që një Rotarian beson për Rotary. Kjo do të thotë të mbani standarde të larta etike në biznes, në profesion dhe në jetën personale.
Si mund të bëhesh anëtar i Klubit Rotary?
Anëtarësimi në Rotary bëhet vetëm me ftesë. Një person mund të konsiderohet për anëtarësim nëse ftohet nga një anëtar i Klubit Rotary për të marrë pjesë në një ose më shumë takime të klubit për të mësuar më shumë për Rotary. Në këtë rast, Rotariani (sponsori) paraqet emrin e kandidatit në komitetin për anëtarësim të klubit.
Inkurajoheni të kontaktoni dhe vizitoni Klubin Rotary në qytetin tuaj. Ju do mahniteni me mikpritjen dhe mundësitë që ofron Klubi Rotary.
Me ju në Shërbimin Rotary,
Dr. Neshad Asllani, Major Donor
Rotary Club Peja, Kryetar Themelues
Kuadër i Këshilltarëve Teknik në Fondacionin Rotary
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës