LAJMI I FUNDIT:

Interesim i jashtëzakonshëm për apartamentet e Dukagjini Residence

Interesim i jashtëzakonshëm për apartamentet e Dukagjini Residence

Pas realizimit të projektit më të ri banesor në vend, Dukagjini ka arritur të ngjallë një interesim të jashtëzakonshëm për blerjen e apartamenteve.

Duket se avantazhet e këtij kompleksi të tilla si lokacioni i favorshëm në kryeqytet, standardet e larta moderne dhe dizajni unik, u kanë lënë përshtypje shumë pozitive tek blerësit, interesim ky i cili është përcjellur me shitje të vazhdueshme të apartamenteve.

Për një periudhë të shkurtë kohore, suksesi që është arritur me numrin e shitjeve ka  kaluar pritshmëritë duke e bërë kështu Dukagjini Residence një prej komplekseve më të preferuara banesore në vendin tonë.

Faktorë të ndryshëm kanë ndikuar në rritjen e numrit të shitjeve, padyshim që njëra prej tyre ka qenë VR, mundësia e përjetimit të apartamenteve përmes Realitetit Virtual, metodologjia më e re e teknologjisë moderne e cila u ka mundësuar të interesuarve që të përjetojnë eksperiencën e objektit Dukagjini Residence përmes pamjeve të Realitet Virtual VR.

Disa faktorë tjerë kyç që e bëjnë unik këtë kompleks banesor është edhe mundësia e modelimit të apartamentit sipas dëshirës së klientit. Dukagjini Residence ofron këtë mundësi që arkitekt të banesës të jenë personalisht konsumatorët të cilët kanë dëshira specifike për dizajnimin e apartamentit të tyre duke ofruar konsultime falas me arkitektët profesionalë.

Informimi i të interesuarve me ambientin miqësor, ofrimi i mundësisë për të dizajnuar personalisht aparamentin, njoftimi me ndjenjën e rehatisë, komfortit dhe luksit që ofron ky kompleks ka bërë që fluksi i shitjeve të jetë në rritje dhe të arrijë majat e suksesit.

Për kontakt:
tel: +381 (0) 38 755- 554
cel: +386 (0) 43 755 557; 043 755-554
e-mail: info@dukagjiniresidence.com
web: www.dukagjiniresidence.com