Inter – Milan, formacionet zyrtare të Derby della Madonnina

Interi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e zjarrt lokal në Serie A.
Nerazzurrët janë në cilësinë e vendasve në ndeshjen ndaj Rossonerëve e vlefshme për javën e 23-të në Serie A, ndeshje e cila fillon nga ora 20:45.
Ekipi i Antonio Contes i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe synon tri pikët e radhës për të barazuar Juventusin e vendit të parë në klasifikim.
Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit është në formë të mirë me tri fitore dhe një barazim nga ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky derbi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te Interi nuk ia ka dalë Samir Handanovic i lënduar, ndërsa Conte ka zgjedhur Alexis Sanchez para Christian Eriksen.
Inter: Padelli; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Alexis Sanchez; R Lukaku Milan: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic/Telegrafi/





















































