Drita ka mësuar zyrtarisht emrin e kundërshtarit në gjysmëfinalet e raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-2021.

Shorti i hedhur para disa ditësh, skuadrën e Ardian Nuhiut, e kanë vendosur si kundërshtarë të kampionëve të Andorrës në gjysmëfinale.


Kampion në këtë shtet është shpallur Inter Escaldes që mbrëmjen e festuan titullin e parë në historinë e saj, si kampion i Andorrës.

107158026 1761535927321186 2375207182140215730 o  1 1

Bëhet fjalë për një klub që është krijuar 29 vite më parë dhe luan për herë të parë në garat evropiane.

Sfida mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 8 gusht në Nyon të Zvicrës.

116155112 1777123075762471 3253354614969886765 o

Çifti tjetër i gjysëmfinales do të zhvillohet mes Linfield (Irlande e Veriut) dhe Tre Fiori (San Marino).

Por kush është kundërshtari i Dritës?

Inter Club d’Escaldes është skuadër që vjen nga Escaldes-Engordany, që është vendbanimi i dytë më i madh në Andorrë me 14 mijë banorë.

Ky klub është themeluar 29 vjet më parë, më 1991.

Titulli i fituar ishte i pari në histori për zikaltërit, që shënon kështu edhe arritjen më të madhe që prej themelimit të klubit. Ky klub e ka fituar edhe Kupën e Andorrës në vitin 2002.

Inter d’Escaldes ka një ekip me moshë të lartë mesatare, e cila është gati 32 vjeç, saktësisht 31.8.

Shumica e futbollistëve janë vendorë, pra nga Andorra, por skuadra ka edhe lojtarë nga Spanja e Portugalia, ndërsa edhe trajnerin po ashtu e ka spanjoll, Adolfo Baines, që konfirmon ndikimin e frymës së futbollit iberik në ekip.

110195379 1776643275810451 311139739685255602 o

Lojtarët me vlerën më të madhe të Interit në faqen e specializuar “Transfermarkt” janë sulmuesit Bruninho e Genis Soldevila, që vlejnë 175 respektivisht 125 mijë euro, ndërsa më pas vijnë mbrojtësi Moreno, mbrojtësi i majtë, Canario e mesfushori qendror, Toni Lao.

Skuadra ka plot gjashtë futbollistë që luajnë në Kombëtaren e Andorrës.  /Telegrafi/

telegrafi sport app