LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohet komunikimi politik mes Shkupit dhe Athinës

Intensifikohet komunikimi politik mes Shkupit dhe Athinës

Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës dhe fillimit të procesit për zbatimin e saj, mes Maqedonisë dhe Greqisë po intensifikohen aktivitetet diplomatike dhe shpeshtohen takimet në nivel politik.

Për vizitë pune sot në vend qëndron ministrja alternative e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu, kumtojnë nga MPJ-ja e Greqisë/ Anagnostopulu mbrëmë ka arritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë ditës do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrovin dhe me zëvendëskryeministrin i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin.


Në delegacionin grek do të jenë edhe deputetët Teodora Xakri dhe Joanis Sifakis, si dhe sekretari i përgjithshëm për Çështje Evropiane dhe nëpunës tjerë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Të hënën në Bruksel, shefi i diplomacisë greke Jorgos Katrugalos së bashku me Teodor Meleskanu, ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, vend kryesues me BE-në, organizon drekë me miqtë e Maqedonisë së Veriut në të cilën do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Kabineti i kryetarit të Qeverisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, punonë në planifikimin e vizitës së kryeministrit grek në Shkup, që sipas një pjese të portaleve informative greke, do të jetë në fillim të muajit të ardhshëm.

Paralelisht, gazetarët në Greqi, duke i’u referuar informacioneve të tyre, shënojnë se pas udhëtimit të Tsipras në Shkup, do të vijojë edhe vizitë e Zoran Zaevit në Athinë.

“Ekipi ministror që do ta shoqërojnë Alexis Tsipras, ende nuk është caktuar, ndërsa përgatitet edhe delegacioni i biznesit që do të jetë me të, në pjesë të madhe do të jenë biznesmenë nga Greqia e Veriut. Turizëm, ndërtimtari, energji do të jenë disa nga fushat në të cilat do të vendoset theksi. Para, Pashkëve, sërish pritet të realizohet vizitë e Zoran Zaevit në pallatin kryeministror”, publikoi portali grek “Newspost”.

Planet për vizitë të Shkupit i zbuloi vetë kryeministri grek të premten në mbrëmje gjatë fjalimit në Forumin e katërt ekonomik në Delfi. Siç publikoi tashmë MIA, Aleksis Cipras tha se shumë shpejtë do të jetë kryeministri i parë grek i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacioni i biznesit.

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për Agjencinë gazetareske ballkanike të pavarur (IBNA), nga Konferenca e Sigurisë së Munihut, muajin e kaluar tha se e pret vizitën e parë të Alexis Tsipras, “ndoshta në muajin mars ose prill, kur është më së miri për të”, dhe shtoi se pastaj do ta vizitojë Athinën.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori