LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohen spekulimet për shkarkimin e Valverdes, reagon Barcelona

Intensifikohen spekulimet për shkarkimin e Valverdes, reagon Barcelona
Ernesto Valverde (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Është shtuar presioni mbi Ernesto Valverden pas humbjes së Barcelonës nga Atletico Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

Menjëherë pas kësaj humbjeje, mediat spanjolle kanë nisur të spekulojnë se trajnerit do t’i tregohet dera, megjithatë drejtori Guillermo Amor ka reaguar për t’i heshtur këto thashetheme.

Valverde mundohet ta arsyetojë humbjen nga Atletico Madridi
Lexo po ashtu Valverde mundohet ta arsyetojë humbjen nga Atletico Madridi

Katalunasit ishin në epërsi prej 2-1 nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, kur Atletico realizoi dy herë duke përmbysur gjithçka dhe duke siguruar finalen kundër Real Madridit.


Ernesto Valverde (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se qe një kohë flitet se Barca mund ta shkarkojë trajnerin, pas kësaj humbjeje janë intensifikuar spekulimet lidhur me këtë.

Mirëpo, drejtoi për marrëdhënie institucionale dhe sportive i ka përgënjeshtruar këto pohime duke thënë se Valverde nuk do të shkarkohet.

“Na ka penguar shumë humbja. Po vazhdojmë, është rrugë e gjatë. Ka shumë ndeshje dhe ndeshje të rëndësishme. Për këtë që po thoni për Valverden, nuk ka asgjë të vërtetë”, ka deklaruar Amor për Movistar+. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori