LAJMI I FUNDIT:

Integrimi në BE, rruga e vetme e Kosovës

Integrimi në BE, rruga e vetme e Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme e shtetit të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ajo ka deklaruar se institucionet janë duke punuar maksimalisht që Kosova të jetë sa më afër familjes evropiane.

Ministrja Hoxha ka bërë me dije se pret vlerësim pozitiv nga Brukseli, duke shprehur optimizëm se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Evropës.


Ajo ka thënë se procesi integrues euroatlantik ka qenë dhe mbetet prioritet kombëtar i Republikës së Kosovës.

Ministrja Hoxha ka vlerësuar se çështjet që kanë të bëjnë me procesin integrues deri më tani kanë dëshmuar unitet të lartë në Qeveri, në Kuvend si dhe në nivelet e tjera të institucioneve qendrore e lokale.