LAJMI I FUNDIT:

​Instituti për Krimet e Kryera në Kosovë nënshkruan marrëveshje me Arkivin e Shqipërisë

​Instituti për Krimet e Kryera në Kosovë nënshkruan marrëveshje me Arkivin e Shqipërisë

Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për pasqyrimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Kjo marrëveshje njëherësh do të forcojë lidhjet institucionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke kontribuar në dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetave historike, lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e materialeve arkivore dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve dhe do të kontribuojë për të plotësuar mozaikun e së vërtetës historike të Kosovës.


“Kjo marrëveshje mes tjerash mundëson edhe shkëmbimin e materialeve arkivore dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve tona. DPA-ja me një përvojë 75 vjeçare ka një rëndësi të veçantë në këtë drejtim, pasi përmban dokumente të vlefshme edhe të periudhës 1998/99, ku Shqipëria ishte mobilizuar si vend për t’i pritur dhe sistemuar qindra-mijëra refugjatë shqiptarë. Këto materiale përfshijnë dëshmi të refugjatëve, përshkrime të ngjarjeve të krimeve të luftës, dhe regjistrimet e përpjekjeve humanitare që dokumentojnë vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe janë burime jetike për të plotësuar mozaikun e të vërtetës historike, që Instituti do ta hulumtojë”, tha Hetemi.

Ndërsa, kryetari i Arkivit të Shqipërisë, Ardit Bido theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot do të ndihmojë për dokumentimin e krimeve të luftës të kryera.

“Është një detyrë që ne të nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi për të ndihmuar punën në të cilën jeni duke e kryer për dokumentimin dhe mundësimin e studimit të thelluar dhe objektiv të krimeve të luftës të kryera gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar”, ka thënë Bido.

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë është pikë grumbullimi e dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qendër ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre për të vërtetën historike, drejtësinë dhe paqen. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori