LAJMI I FUNDIT:

Instituti Pedagogjik i Kosovës mbajti simpoziumin me temë “Integrimi i artit në edukim”

Instituti Pedagogjik i Kosovës mbajti simpoziumin me temë “Integrimi i artit në edukim”

Duke parë rëndësinë dhe kërkesat për avancim të cilësisë në arsim, Instituti Pedagogjik i Kosovës, në bashkëpunim me fondacionin MUTE dhe Institutin Ed Guard, kanë organizuar simpoziumin shkencor me temë “Integrimi i artit, dramës dhe teatrit në edukim”.

Qëllimi i këtij simpoziumi shkencor ishte shqyrtimi i rolit të artit, dramës dhe teatrit në përmirësimin e procesit mësimor dhe të ofrojë rekomandime për veprime konkrete, për hartuesit e plitikave arsimore dhe institucionet edukative arsimore.

Në këtë ngarje me rëndësi të madhe për arsimin kosovar, të pranishëm ishin mbi 80 pjesëmarrës, nga fusha e arsimit dhe e artit, profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm, si dhe përfaqësues nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe njohës të arsimit dhe të artit.


Simpoziumi i bashkoi institucionet relevante të Republikës së Kosovës, personalitete të njohura nga fusha e artit dhe edukimit.

Hapjen e simpoziumit e bëri drejtori i Institutit Pedagogjik, Ismet Potera, ndërsa të pranishimt i përshendetën edhe drejtori i Institutit Ed Guard, drejtuesja e fondacionit MUTE, si dhe përfaqësuesi nga MASHTI, z. Avni Rexha.

Simpoziumi i filloi punimet me prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi me temë “Roli edukativ i  dramës-teatrit dhe zbatimi i tij në kuadër të procesit mësimor”, nga hulumtuesja e IPK-së, Zehrije Plakolli.

Me anë të kumtesave dhe pjesëmarrjes në panel, kontribuan: Fadil Hysaj – professor, laureat i disa çmimeve ndërkombëtare për punën në art dhe kulturë , Erenestina Gjergjaj – profesoreshë në Universitetin e Tiranës, Elizabeta Qarri – profesoreshë e muzikës në Universitetin e Muzikës,  Ilire vinca – profesoreshë e shquar në skenën e artit dhe filmit në Universitetin e Prshtinës, Marjela Progni, Linda Hoxha, Mimoza Shahini dhe Luljeta Rama – Muçaj – profesoresha në Universitetin e Prishtinës, profesori Agim Selimi dhe mësimdhënësja Blerina Kallaba.

Kumtesat nxitën debat dhe diskutim me pjesëmarrësit e simpoziumit.

Nga ky simpozim dolën rekomandime të rëndësishme për format e zbatimit të qasjeve kreative të mësimdhënies, përmes artit, dramës dhe teatrit, për një proces mësimor më tërheqës dhe kreativ, si dhe rezultate më të mira. Përmbledhja e rekomandimeve do të publikohet në ueb-faqen e IPK-së.

Në fund u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe prezantuesit.

 

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Kalo në kategori