Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik apelon për vaksinim kundër gripit sezonal

Bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftojmë qytetarët e vendit tonë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sivjet 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal dhe 150 vaksina për fëmijë.
Nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka filluar shpërndarja e këtyre vaksinave, në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare – njësitë e vaksinimit, në të gjitha komunat e Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen. U bëjmë thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.
Gripi sezonal Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.
Kush rrezikohet nga gripi sezonal?
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
• Njerëzit 65 vjeç e sipër
• Gratë shtatzëna.
• Njerëzit me sëmundje kronike.
Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
• Temperaturë e lartë
• Kollë
• Dhimbje fyti
• Lodhje
• Dhimbje koke
• Diarre dhe vjellje
• Dhimbje barku
• Rrjedhje të hundëve
• Dhimbje muskujsh
Shenjat paralajmëruese për emergjencë:
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku
nëse:
Fëmijët shfaqin:
• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje
• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës
• Fortësim te qafës
Të rriturit shfaqin:
• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
• Marramendje të papritur
• Konfuzion mendor
• Të vjella të vazhdueshme
Si te mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?
Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.
I. Vaksinimi.
Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit.
• Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor.
• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes
• vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.
Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :
• Fëmijëve mbi 6 muaj
• Personave mbi 50 vjeç
• Personave me rrezik më të lartë
• Personelit shëndetësor
• Grave shtatëzëna
• Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.
Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :
• Personave që kanë alergji në vezë
• Gjendje akute me temperaturë
• Fëmijët nën 6 muaj
II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit
sezonal
• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.
• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues.
• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.
• Ushqehuni shëndetshëm
• Bëni aktivitet fizik
• Bëni gjumë të mjaftueshëm. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës