Instituti ATOMI për herë të tetë e ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 23 mars 2024, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.
Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbarë bota.
Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Në funksion të kësaj, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 32 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2024 në Kosovë, të cilët janë certifikuar sot në një ceremoni solemne.
Në këtë ceremoni janë ndarë certifikatat e suksesit për 32 nxënësit më të suksesshëm të kësaj gare për këtë vit, si dhe janë ndarë edhe medaljet dhe shpërblimet me libra për më të suksesshmit e Garës Kangaroo 2024 për secilën kategori dhe për më të suksesshmit në nivel vendi, si vijon:
– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 1 – që përfshinë klasën I dhe II – në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është LIZA BINXHIJA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 2 – që përfshinë klasën III dhe IV – në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është ALP ZOGAJ.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 3 – që përfshinë klasën V dhe VI – në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është ARIJON SYLA.
– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 4 – që përfshinë klasën VII dhe VIII – në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është DINA MALIQI.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 – që përfshinë klasën IX dhe X – në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është ARIAN JASHARI.
Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo 2024 në Kosovë:
– Fituese e Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është DINA MALIQI.
– Fitues i Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është EARTA KOSUMI.
– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë është ARIJON SYLA, i cili është shpërblyer edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.
Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.
Një falenderim i veçantë i dedikohet Kino ARMATA që na e mundësuan organizimin e Ceremonisë Solemne si dhe u përkujdesën për aspektin organizativ e teknik ashtu që ngjarja të zhvillohej në mënyrën më të mirë të mundshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania