LAJMI I FUNDIT:

Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 në Kosovë Math Kangaroo Contest – Kosovo 

Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të suksesshmit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023 në Kosovë Math Kangaroo Contest – Kosovo 

Instituti ATOMI për herë të shtatë e ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 18 mars 2023, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”. Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbarë bota.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2 mijë e 500 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.


Në funksion të kësaj, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 36 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2023 në Kosovë, të cilët janë certifikuar sot në një ceremoni solemne.

Në këtë ceremoni janë ndarë certifikatat e suksesit për 36 nxënësit më të suksesshëm të kësaj gare për këtë vit, si dhe janë ndarë edhe medaljet dhe shpërblimet me libra për më të suksesshmit e Garës Kangaroo 2023 për secilën kategori dhe për më të suksesshmit në nivel vendi, si vijon:

Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e Garës Kangaroo 2023 në Kosovë:

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 1 – që përfshinë klasën I dhe II – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është SHABI ZAHIRI.

– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 2 – që përfshinë klasën III dhe IV – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është ANISA BERISHA.

– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 3 – që përfshinë klasën V dhe VI – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është JON AMETI.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 4 – që përfshinë klasën VII dhe VIII – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është AJAN HAJRULLAHU

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 – që përfshinë klasën IX dhe X – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është SHPENDI DEVA

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 6 – që përfshinë klasën XI dhe XII – në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është DION ALIU

Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo 2023 në Kosovë:

– Fituese e Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është ANISA BERISHA

– Fituese e Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është DION ALIU

– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë është JON AMETI, i cili është shpërblyer edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.

Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.

Një falënderim i veçantë i dedikohet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës që na e mundësuan organizimin e Ceremonisë Solemne falas si dhe u përkujdesën për aspektin organizativ e teknik ashtu që ngjarja të zhvillohej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori