LAJMI I FUNDIT:

“Instituti Albanologjik 1953-1955”

“Instituti Albanologjik 1953-1955”

Nuridin Ahmeti publikoi librin “Instituti Albanologjik 1953-1955”. Në aspektin strukturor kjo monografi ndahet në dy tërësi.

Së pari është dhënë pjesa analitike dhe sintetizuese e punës së autorit, i cili ofron kronologjinë rreth përgatitjeve, themelimit dhe zhvillimit të Institutit Albanologjik, duke nxjerrë edhe përfundimet përkatëse; ndërkaq, pjesa e dytë, që, në këtë rast del më vëllimore, ofron lëndën dokumentare nga të gjitha fazat e përmendura, por edhe produktin e punës së këtij institucioni.

“Marrë parasysh faktin se puna studimore e Nuridin Ahmetit lidhur me historikun e Institutit të Albanologjisë dhe përgjithësisht të albanologjisë në Kosovë shënon hapjen e kësaj çështjeje në një nivel serioz studimor, botimi i kësaj monografie ka një vlerë të ve­çantë. Shpresojmë që të bëhet një motiv më shumë që studiuesit e tjerë të vijojnë kërkimet në dimensionet të cilat, hëpërhë, nuk janë të mundshme”, ka deklaruar, drejtor i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.


Kurse, ish-drejtor i Institutit Albanologjik, Sadri Fetiu, ka thënë se folur rreth veprimtarisë së Ahmetit dhe ka lavdëruar punën e tij.

“Nuridin Ahmeti ka punuar me shumë përkushtim për ta realizuar një vepër të veçantë historike, historikun e themelimit dhe të veprimtarisë trevjeçare të njërit nga institucionet tona më të rëndësishme shkencore – Institutit Albanologjik, që shpesh është quajtur – i Prishtinës. Për këtë institucion, sidomos për fazën e tij fillestare të themelimit e të veprimtarisë në vitet e pesëdhjeta është shkruar deri tash pothuajse krejt përciptazi më rastin e përvjetorëve të ndryshëm të themelimit dhe të rithemelimit. Autori ka bërë një punë të mundimshme hulumtuese në dokumente arkivore dhe në shtypin e kohës”, ka thënë Fetiu, duke shtuar se Ahmeti, ka hulumtuar edhe rrethanat shoqërore, sidomos ato kulturore.

Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori