LAJMI I FUNDIT:

Inspirimi i modës: 8 Top kombinime mode për sezonin vjeshtë 2016

Inspirimi i modës: 8 Top kombinime mode për sezonin vjeshtë 2016

Dëshironi të jeni në trend edhe gjatë ditëve të ftohta? Këto kombinime mode PATJETËR duhet t’i vishni këtë vjeshtë!

Nga top-dantellat dhe fustanet nga lëkura e antilopës deri te bluza e cila zbulon supet dhe fundi me pulla, pjesë të rrobave të cilat dëshironi t’i vishni gjatë verës mund shumë lehtë të “kalohen” edhe në sezonin pasues vjeshtor.

Nuk ka nevojë që të hiqni dorë nga pjesët e adhuruara, kur mund t’i vishni edhe gjatë ditëve pak më të ftohta, transmeton Telegrafi.

Shikoni idetë tona dhe inspirohuni për sezonin që po vjen:

1

Vishni xhaketë me dy radhë pullash, mbi xhemper me fyt dhe kombinoni me xhinse dhe me këpucë gjysmë të gjata

2

Top dantellat vishni nën fustanin e rrafshët nga lëkura e antilopës, ndërkaq mbathni edhe çizme. Lozni me proporcionet ashtu që të vishni xhemper të gjatë pa mëngë mbi pantallona të shkurtra

3

Sa u përket këpucëve – baletanet e rrafshëta apo këpucët shkojnë për mrekulli

4

Palltoja ngjyrë krem –kamile, mbi fanellë me vija, në kombinim me fustanin nga lëkura e antilopës dhe me pantofla me taka apo me platformë

5

Xhemperi ngjyrë pudre të trëndafiltë, i veshur mbi këmishë klasike ngjyrë të bardhë do t’ju bëjë të magjishme

6

Fanella e cila lidhet përreth belit vetvetiu është e mjaftueshme nëse i shtoni kardigan, xhinse dhe çantë të dukshme

7

Xhinset e ngushta, sandalet me rripa dhe xhaketa teksas janë shtojca të cilat i përshtaten femrës serioze dhe moderne

8

Bluza peplum nga dantella është e duhura për sezonin e vjeshtës, si edhe xhinset me detaje të shqepura në gjunjë. /Telegrafi/