LAJMI I FUNDIT:

Inspektoriati shtetëror ndërmerr aksione për pengimin e uzurpimit të tokës shtetërore bujqësore

Inspektoriati shtetëror ndërmerr aksione për pengimin e uzurpimit të tokës shtetërore bujqësore

Në komunën Karbinci janë mbjellu 70 hektarë grur nga një bujk, i cili e ka uzurpuar tokën shtetërore. Kjo ja sjellë reagimin e Inspektoriatit shtetëror, që ka marrë hapa të korrjes së grurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të Inspektoriatit, Cvetan Tripunovski, kjo duhet të shërbejë si mësim për uzurpuesit tjerë të tokës shtetërore, dhe që e kanë mbjellur pa patur ndonjë dokument të duhur.

Uzurpimi i tokës bujqësore shtetërore konsiderohet vepër penale, ndërkaq aksionet e këtilla do të ndikojnë në pengimin e veprimeve të mëtutjeshme të këtilla të bujqëve të papërgjegjshëm. Kontrollet e Inspektoriatit shtetërorë do të vazhdojnë në tërë territorin e Maqedonisë./Telegrafi/