LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët mbyllin mullirin në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

Inspektorët mbyllin mullirin në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës gjatë të martës ka mbyllur mullirin në fshatin Zhabar, për shkak se ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate, zyra për komunikim e kësaj Komune.

Inspektorët kishin gjetur se çmimi për 100 kg miell ka variuar nga 50 deri në 80 euro.


“Me këtë rast inspektorët komunal menjëherë kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, për 100 kg çmimi ka variuar nga 50-80 euro”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se inspektorët vazhdimisht janë në terren dhe kanë paralajmëruar se ndaj të gjithëve do të merren masa ligjore.

“Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se Inspektorët komunal janë vazhdimisht në teren për të parë nga afër nëse bizneset bëjnë ngritjen e çmimeve, dhe ndaj atyre që manipulojnë me çmime të produkteve do të merren masa ligjore”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori