LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati Policor njofton për arrestimin e tre policëve dhe një noteri

Inspektorati Policor njofton për arrestimin e tre policëve dhe një noteri
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në konsultim me prokuroritë kompetente, ka realizuar dy operacione të ndara hetimore dhe si rezultat janë arrestuar katër të dyshuar – tre zyrtarë policorë dhe një noter.

“Operacioni i parë është realizuar më 07.10.2016 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dy të dyshuar nga Vitia (një toger policor – Stacioni Policor i Vitisë dhe një noter) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, njofton sot IPK.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore disamujore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit në terren lidhur me përfshirjen e togerit policor si të dyshuar në këtë rast, si dhe provave materiale që janë siguruar nga ushtrimi i kontrollit të banesës, apo objekteve tjera bazuar në një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.


“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore paraprake dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thekson në një komunikatë Inspektorati Policor.

Për këtë operacion dhe për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy zyrtarëve policorë KALLXO.com raportoi dje.

“Edhe operacioni tjetër (rasti i dytë) është realizuar në datën e njëjtë (07.10.2016) në Prishtinë, ku IPK-ja ka pranuar një informatë se dy zyrtarë policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare, marrje e ryshfetit dhe fshehje të provave”.

IPK bazuar në informatën e pranuar i është përgjigjur menjëherë rastit duke ndërmarrë disa veprime hetimore paraprake që kanë përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe të dyshuarve, konfiskimin e një veture etj.”, thuhet në komunikatë.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit dy të dyshuarve (zyrtarë policorë) u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Inspektorati Policor.

Të dyshuarit janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili në fund të seancës dy të dyshuarve u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim si një prej masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori