Inspektorati Policor i Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me involvimin e pjesëtarëve të IPK-së apo PK-së t’i adresojnë tek organet kompetente.
IPK ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ndërmerren masat adekuate duke mos lejuar dëmtimin e imazhit të Inspektoratit Policor si një hallkë shumë e rëndësishme në radhën e agjencive të zbatimit të ligjit.
IPK nëpërmjet një komunikate ka thënë se duke iu referuar deklaratave publike, si dhe publikimeve në media lidhur me Inspektoratin Policor të Kosovës sqarojmë si në vijim.
“Kohëve të fundit ka pasur deklarata dhe publikime shpesh edhe tendencioze lidhur me dyshimin për përfshirjen e punonjësve të IPK-së në aktivitete që bien ndesh me ligjin. IPK bazuar në autorizimet ligjore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë rastet ku dyshohet se janë involvuar zyrtarë të pozitave të ndryshme në Policinë e Kosovës pa dallim grade apo pozite dhe deklaratat ku thuhet se IPK është pjesë e ndonjë rrjeti të krimit të organizuar nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”.
IPK fton të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me involvimin e pjesëtarëve të IPK-së apo PK-së t’i adresojnë tek organet kompetente, kjo ftesë vlen edhe për zyrtarët që bartin pozita dhe funksione të ndryshme.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) vazhdon të realizojë misionin e vet ligjor përmes ushtrimit të veprimtarisë të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.
Inspektorati Policor i Kosovës thotë se do të vazhdojnë me përkushtim në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore drejt realizimit me sukses të fushëveprimtarisë së saj në bashkëpunim me të gjithë qytetarët e vendit.
Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë të informuar qytetarët lidhur me rastet e ndryshme duke pasur parasysh gjithmonë edhe rëndësinë e integritetit të proceseve hetimore, thuhet në fund të njoftimit/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame