LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati mbyll disa lokale në Malishevë, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Inspektorati mbyll disa lokale në Malishevë, nuk respektuan vendimin  e Qeverisë

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrolli, për lokalet afariste të cilat kanë thyer urdhëresat dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht për mos ofrim të shërbimeve nga disa lokale afariste.

 Në njoftimin e bërë nga Komuna e Malishevës bëhet e ditur se “me këtë rast kanë mbyllur disa lokale, si dhe personat përgjegjës janë shoqëruar në polici, për procedurë të mëtutjeshme”.

“Pas këtij aksioni, inspektorati komunal, ka filluar me njoftimin e bizneseve të cilat, me urdhëresën e sotme, për masat shtesë, ku ju është bërë e ditur të gjitha bizneseve, se nuk kanë të drejtë të punojnë, deri në një vendim tjetër.


Urdhëresa për masat shtesë, përveç atyre të marra nga qeveria, kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, pasi tashmë janë regjistruar 62 raste në territorin e Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/