LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 0° cloudy

Inspektorati i Kryeqytetit aksion për pastrimin e hapësirave përreth Tregut të Gjelbër, ku ishin grumbulluar mbeturinat

Inspektorati i Kryeqytetit aksion për pastrimin e hapësirave përreth Tregut të Gjelbër, ku ishin grumbulluar mbeturinat

Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë sërish për të pastruar hapësirat përreth Tregut të Gjelbër, ku ishte grumbulluar një masiv mbeturinash.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se persona të pandërgjegjshëm kanë vazhduar të hedhin mbeturina përreth tregut, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Inspektoratit për të ruajtur pastërtinë dhe apelimeve për kujdes nga ana e tregtarëve dhe vizitorëve, persona të pandërgjegjshëm vazhdojnë të hedhin mbeturina kudo në hapësirat përreth tregut me çka rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve të kryeqytetit”, theksohet në njoftim.


Tutje, theksohet se “pastrimi i kryer për dy ditë radhazi nga Inspektorati i Kryeqytetit është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët”.

Inspektorati paralajmëron se në rastet e ardhshme të shkeljeve si kjo, do të merren masa ndëshkuese ndaj personave përgjegjës.

“Ftojmë qytetarët dhe tregtarët të na mbështesin në këtë iniciativë duke treguar kujdes për mjedisin dhe duke raportuar çdo rast të papërgjegjshmërisë”, vijon njoftimi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori