ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar e punimet në objektin të ri shkollës në fshatin Dobërdol dhe rinovimin e objektit për çerdhe.

Gjatë vizitës, kryetari Bulliqi u shpreh se fëmijët e këtij fshati do të kenë kushte shumë më të mira për mësim e edukim.


“I pashë nga afër punimet të cilat po zhvillohen me ritëm të mirë dhe nxënësit e fëmijët e këtij fshati do të kenë kushte moderne dhe dinjitoze për mësim, edukim dhe zhvillim", theksoi Bulliqi.

Ky objekt i shkollës “Jetullah Gashi” në Dobërdol, do të ndërtohet me buxhet komunal në vlerë prej 664,995.24 euro dhe ka një sipërfaqe prej 1,440 m², që do të përfshijë 9 klasa dhe një sallë për arsimtarë. /Telegrafi/