Kanye West mbrojti shitjet e tij të Yeezy Gap pasi bëri tituj për shitjen e modeleve të tij nga ‘qeset e plehrave’.

45-vjeçari sqaroi se mallrat e tij janë futur në çanta të mëdha ndërtimi në një intervistë të enjten në Fox News, duke e quajtur veten një "inovator".


West shtoi, “Unë nuk jam këtu për t'u ulur dhe për të kërkuar falje për idetë e mia. Kjo është pikërisht ajo që mediat përpiqen të bëjnë: të na bëjnë të kërkojmë falje për çdo ide që nuk bie pikërisht në mënyrën se si ata duan që ne të mendojmë”.

Screenshot 2 32 1

“Kjo nuk është një shaka, kjo nuk është një lojë, ky nuk është vetëm një bashkëpunim i famshëm… kjo është jeta ime”, vazhdoi reperi.

West vuri në dukje përpjekjet e tij për të "ndërruar veshjen", duke përfunduar: "Unë po luftoj për një pozicion për t'u sjellë njerëzve dizajnin më të mirë". /Telegrafi/

Screenshot 4 29 1