Të mërkurën nisi Festivali i Filmit në Venecia, dhe tapeti i kuq mblodhi një sërë fytyrash të njohura. Mes tyre, një influencuese tërhoqi gjithë vëmendjen duke thyer të gjitha rregullat e modës, por njëkohësisht duke rrëmbyer sytë e të pranishmëve.

Bëhet fjalë për Simona Jakstaite, influencuese, modele dhe sipërmarrëse nga Lituania, e cila u shfaq me një fustan të zi rrjetë pa sytjena poshtë. Pjesa e sipërme e fustanit ishte transparente, ndërsa Simona pozoi me vetëbesim përpara fotografëve.


E ndjekur nga 752 mijë persona në Instagram, ajo mori ftesë për hapjen e festivalit, ku u paraqit së bashku me partnerin e saj, Christopher Alea, bankier zviceran me origjinë italiane.

“Venecia është një qytet që çdo herë të magjeps. Ecja në këtë tapet të kuq është gjithmonë emocionuese, sepse këtu arti përzihet me bukurinë, modën dhe vetë jetën,” u shpreh ajo.

Simona Jakstaite mban postin e drejtoreshës kreative në grupin ndërkombëtar financiar iSwiss Bank. Ajo ka studiuar në Bergamo dhe është specializuar profesionalisht në Milano.

E pranishme shpesh në evente të mëdha të modës, Simona njihet për daljet e saj që marrin gjithmonë vëmendje. Në Javën e Modës në Milano të këtij viti, ajo u cilësua si “mbretëresha e stilit”. /Telegrafi/