Rusia nuk e ka fshehur ndonjëherë se ushqen një interes të veçantë për Ballkanin. Përveç një vazhdimësie të politikave të Bashkimit Sovjetik, çfarë tjetër fshihet pas këtij interesimi? Si do të ndikohen dinamikat gjeostrategjike në Ballkan dhe përtej nga kjo vëmendje e Moskës ndaj rajonit? Qendra e NATO- s për Komunikim Strategjik zhvilloi një diskutim mbi këtë temë.
Megjithëse flitet shumë për ndikimin rus në Ballkan, ky ndikim mbetet shumë më abstrakt krahasuar me lidhjet që ka rajoni me strukturat euro-atlantike, thotë Profesor Dimitar Bechev:
“Ballkani Perëndimor, vendet që përfshiheshin në ish Jugosllavi, pritet që të përfshihen një ditë në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa Rusia nuk ka një strategji të ngjashme për këto vende. Edhe në ëndrrat më fantastike të nacionalistëve rusë, Serbia e vende të tjera ballkanike nuk do të bëhen ndonjëherë pjesë e një pakti ekonomik apo organizate, ku Rusia t’i mbështesë financiarisht apo të luajë një rol të krahasueshëm me atë të strukturave perëndimore”.
Vëmendja e Kremlinit ndaj Ballkanit ka si qëllim përfundimtar Perëndimin dhe interesin e Moskës që të pengojë dhe devijojë planet afatgjata të aleancave perëndimore, thotë Profesor Bechev.
“Strategjia e Rusisë ndaj Ballkanit është në funksion të marrëdhënieve ruse me Perëndimin. Kur këto marrëdhënie ecin mirë për arsye pragmatike, Rusia nuk u bie shumë ndesh politikave të Perëndimit. Kur ndezen përplasjet, Rusia ka tendencë ta shohë Ballkanin si thembra e Akilit për Aleancën Perëndimore, një rajon ku ajo mund të ushtrojë influencën e saj dhe në mënyrë të tërthortë t’ia vështirësojë punët NATO- s dhe Bashkimit Evropian,” thotë Prof. Bechev.
Studiuesi Bechev thekson se megjithëse zhvillimet në Ballkan nuk janë pikësymini primar i politikës së jashtme ruse, manovrat e Moskës kanë pasoja konkrete në politikën ballkanike, sidomos kur aktorët lokalë përpiqen ta përdorin mbështetjen e Moskës për të demonstruar forcë.
Udhëheqësit politikë në Beograd dhe politikanët serbë në Republikën Serbe të Bosnjës i shfrytëzojnë rregullisht lidhjet me Moskën për të forcuar pozitat e tyre.
Moska e ushtron influencën e saj duke u ofruar vendeve ballkanike pajisje e teknologji ushtarake, por edhe përmes një fushate intensive informative, si përmes agjencisë shtetërore e lajmeve Sputnik, që operon në Ballkan:
Milan Jovanoviq është studiues pranë Këshillit të Atlantikut në Mal të Zi. Organizata e tij ka studiuar influencën e Kremlinit në opinionin publik në territorin e ish-Jugosllavisë:
“Këto fushata dizinformimi, këto grupe mediatike që përhapin fushata të tilla nuk synojnë thjesht që të përhapin një teori të caktuar. Ato synojnë gjithashtu që të minojnë besimin e popullatës tek media e mirëfilltë dhe tek sistemi demokratik,” thotë Jovanoviq.
Një tjetër problem, thotë zoti Jovanoviq është fakti që këto fushata dizinformimi gjejnë jehonë edhe në transmetimet e mediave lokale në disa vende ballkanike. Kjo ndodh në vende ku media u shërben synimeve të klasës politike në këto vende. Në vende ku klasa politike në pushtet përfiton nga mbështetja ruse, media dominuese i bën jehonë propagandës ruse, thotë ai:
“Zbuluam një lidhje të qartë mes synimeve të politikës së jashtme të një vendi dhe reagimit të medias dominante në këtë vend. Kjo shihet në Serbi, në Republikën Serbe të Bosnjës. Por nëse analizon vende pro-perëndimore si Mali i Zi, Bosnja apo Shqipëria, sheh dallim të madh në reagimin apo përcjelljen e propagandës ruse”.
Nuk ka një metodë të thjeshtë për t’i prerë rrugën influencës ruse, thonë ekspertët. Ata rekomandojnë një vëmendje më të madhe ndaj edukimit të popullatës për mendim kritik. Një rëndësi të veçantë, shtojnë ata, ka angazhimi i pandryshuar i organizmave euroatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor si garancia më e mirë që këto vende të ruajnë kursin drejt Perëndimit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës