Edhe 5 efektivë policie rezultojnë pozitivë me COVID-19, duke e çuar në 17 numrin e të infektuarve me coronavirus në Kukës.

Rezultatet janë konfirmuar nga përgjigjja e analizave, ndërsa ministria e Shëndetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, deri dje ishte:

- Tiranë 285 raste

- Durrës 42 raste

- Lushnje 6 raste

- Elbasan 18 raste

- Fier 36 raste

- Kavajë 9 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 19 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 103 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 raste

- Has 14 raste

- Krujë 65 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 5 raste

- Mirditë 5 raste

- Kukës 12 rast

-Mallakastër 1 raste

- Kurbin 29 raste