LAJMI I FUNDIT:

India refuzon lejen për të testuar vaksinën për COVID-19 të Rusisë në shkallë të gjerë

India refuzon lejen për të testuar vaksinën për COVID-19 të Rusisë në shkallë të gjerë

Autoriteti i ilaçeve në Indi ka mohuar lejen për provat e Fazës III për vaksinën Sputnik-V të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoriteti i ilaçeve i ka kërkuar Dr Reddy’s Laboratories Ltd, kompania farmaceutike indiane që ka partneritet me fondin rus, të kryejë më parë provat e Fazës II të vaksinës në vend.


“Të dhënat e sigurisë dhe imunogjenitetit në studimet e Fazës I/II jashtë shtetit janë të vogla dhe nuk ka të dhëna të disponueshme për subjektet indiane”, ka thënë Komiteti i Ekspertëve të Subjekteve (SEC) që shqyrton propozimet për provat e ilaçeve.

Fondi Rus i Investimeve Direkte njoftoi muajin e kaluar se do të furnizonte 100 milionë doza të vaksinës Sputnik-V dhe do të bashkëpunonte me firmën indiane për provat klinike dhe shpërndarjen.

Pas “diskutimit të hollësishëm”, SEC ka kërkuar nga Dr Reddy’s që të paraqesë përsëri një protokoll për shqyrtim nga komisioni për të kryer provat e fazës II së pari.

Ndryshe, India ka raportuar më shumë se 6.9 milionë raste të coronavirusit, duke përfshirë më shumë se 106,000 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori