LAJMI I FUNDIT:

Index Kosova: 28% e qytetarëve janë kundër Demarkacionit, 48% kundër “Zajednicës”

Index Kosova: 28% e qytetarëve janë kundër Demarkacionit, 48% kundër “Zajednicës”

Hulumtimi i rregullt i opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,020 të anketuar në Kosovë në qershor të këtij viti, zbulon se papunësia vazhdon të mbetet problemi kryesor me të
cilin ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Edhe pse varfëria mbetet problemi i dytë, korrupsioni vazhdon të shënojë rritje si problem kryesor që përmendet nga qytetarët e Kosovës.

0

Në mesin e çështjeve aktuale, qytetarët janë pyetur edhe në lidhje me kushtet që i janë vënë Kosovës për liberalizim të vizave – konkretisht për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se 28% e qytetarëve besojnë që marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të ratifikohet edhe nëse liberalizimi i vizave mund të shtyhet. Në
anën tjetër, 21% vlerësojnë se marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet pa rinegocim sepse liberalizimi nuk mund të shtyhet. Gjithashtu, 17% besojnë se marrëveshja për
demarkacionin duhet të ratifikohet pas ri-negocimit të saj sepse liberalizimi mund të shtyhet. E vlen gjithashtu të theksohet se 34% e të anketuarve nuk ditur si të përgjigjen në këtë pyetje.

1

Të anketuarit janë pyetur edhe në lidhje me formimin e pritur të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me ç’rast 48% kanë deklaruar se Asociacioni nuk duhet të formohet fare, 30%
kanë thënë se Asociacioni duhet të formohet në pajtim me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe 22% nuk ditur si të përgjigjen në këtë pyetje.

2

Hulumtimi në terren u zhvillua me 1,020 të anketuar, qytetarë të Kosovës (pa serbë), në qershor të vitit 2016. Metoda e mbledhjes së të dhënave ishte intervista ballë-për-ballë në
shtëpi të të anketuarve. Procedura e mostrës ishte metoda shumë-shkallëshe e rastit, ku ekonomitë familjare janë përzgjedhur përmes ecjes së rastit, ndërsa të anketuarit përmes
metodës së ditëlindjes së ardhshme. Niveli i kontrollit të kualitetit në terren ishte 18%, ndërsa intervali i besimit (gabimi statistikor) është ±3.1%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori