LAJMI I FUNDIT:

Indeksi Global i Sigurisë së Shëndetësisë: Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e vendeve “mjaftueshëm të përgatitura”

Indeksi Global i Sigurisë së Shëndetësisë: Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e vendeve “mjaftueshëm të përgatitura”

Në Indeksin Global të Sigurisë Shëndetësore për vitin 2019 që Presidenti Donald Trump tregoi dje në një konferencë për shtyp për masat për të luftuar coronavirusin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për ballafaqim me krizat biologjike, Maqedonia e Veriut gjendet në grupin e vendeve “mjaftueshëm të përgatitur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Indeksi, që publikohet çdo vit nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, përfshin 195 vende të botës, dhe tregon gatishmërinë ndërkombëtare kolektive për të luftuar epidemitë dhe pandemitë e sëmundjeve infektive siç janë viruset.


Indeksi tregon sigurinë shëndetësore dhe potencialin e trajtimit të epidemive në gjashtë kategori: parandalim, zbulim, reagimin, shëndeti, rregullimi dhe rreziku. Janë caktuar 34 tregues dhe 85 nën-tregues. Vendet janë të ndara në tre grupe: “më të përgatiturit”, “mjaftueshëm të përgatitur” dhe “më pak të përgatitur”.

Në vendin e parë gjenden SHBA-të me 85.5 poenë nga 100 të mundshmet, në vendin e dytë është Britania e Madhe me 77.9 poenë, në të tretën Holanda me 75.6 poenë.

Në Ballkan, Maqedonia e Veriut renditet e 90-ta dhe gjendet në grupin e vendeve “mjaftueshëm të përgatitura” që mund të përballen me sëmundje infektive dhe epidemi dhe ka 39.1 pikë, është afër me Bosnjën në vendin e 79-të me 42.8 pikë dhe Malin e Zi e cila gjendet në vendin e 68-të me 43.7 pikë.

Sipas Indeksit Global të Sigurisë së Shëndetit, Greqia është më e përgatitura në rajon për t’u marrë me epidemitë dhe është në vendin e 37-të me 53.8 pikë, Kroacia në vendin e 38-të me 53.3 pikë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori