Në Podujevë është bërë inauguruam i Urgjencës së re.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi thotë se bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Arben Vitia, përfaqësues nga Katari, deputetë të Kuvendit, drejtorë e asamblistë komunalë, si dhe bashkëqytetarë inaugurun  Urgjencën e re të Qytetit – një nga objektet më moderne për shërbime shëndetësore në vend.


"Urgjenca është e pajisur me teknologjinë më të avancuar për të ofruar shërbime të shpejta dhe të sigurta për qytetarët tanë. Ky investim prej 1.7 milionë euro është realizuar në bashkëpunim me Qatar Charity, e cila kontribuoi me 1.1 milionë euro, ndërsa Komuna e Podujevës financoi 600,000 euro", thuhet në postimin e Bulliqit.

Tutje, ai ka falënderuar Qatar Charity për mbështetjen në realizimin e këtij projekti madhor dhe stafin shëndetësor për punën dhe përkushtimin e tyre.

"Urgjenca e re e Qytetit është një hap i rëndësishëm drejt kompletimit të infrastrukturës shëndetësore në komunën tonë".

Bulliqi gjithashtu ka njoftuat se shërbimet për qytetarët në këtë objekt do të fillojnë zyrtarisht nga data 2 dhjetor.

"Kjo periudhë kalimtare është e domosdoshme për të realizuar funksionimin operacional të shërbimeve të urgjencës në objektin e ri"./Telegrafi/

466920005 1144813897649262 9200362971376126116 n

466679492 1144813147649337 1339377160212116177 n

466483277 1144812930982692 2808601703029753315 n