Anija më e madhe luftarake turke “TCG Anadolu” sot iu dorëzua Marinës turke.
Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha TCG Anadolu është ndërtuar për 7 vjet dhe është transportuesi i parë në botë për aeroplanë pa pilotë. Kjo anije ka një kapacitet për mbajtjen e 30 automjeteve me rrota.
“Të gjitha sistemet e armëve dhe sensorëve të vendosura në këtë anije u zhvilluan me burime vendase dhe kombëtare. Ne synojmë të bëhemi industri e mbrojtjes plotësisht e pavarur. Ne kemi rritur projektet tona të industrisë së mbrojtjes. Vazhdojnë punimet edhe për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha presidenti Erdogan në fjalimin e tij gjatë dorëzimit të luftanijes më të madhe të Forcave Detare të Turqisë.
Përvojën që do ta marrim nga kjo anije, presidenti Erdogan tha se do t’i ndihmojë të zhvillojnë më tepër teknologjinë.
“Kjo anije do të na ndihmojë neve të zhvillojmë operacione ushtarake gjithandej botës. Përveç operacioneve ushtarake, kjo anije do të mund të shfrytëzohet edhe për raste humanitare ose në faza të katastrofave natyrore. Në anije funksionon edhe spitali”, tha Erdogan. Duke shtuar vetëm se me një industri të fort të mbrojtjes mund të jenë të fuqishëm në tavolinë.
Ditë më parë Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e tri fregatave të tjera të klasit ISTIF, e cila është vazhdimësi e projektit MILGEM.
Drejtuesit e Industrisë së Mbrojtes së Turqisë synojnë që brenda këtij viti të përfundojnë integrimin e aeroplanit luftarak Bayraktar TB3 në “TCG Anadolu”.
Anija “TCG Anadolu” do të jetë në gjendje të transferojë njësi me madhësi batalioni në një vendndodhje specifike me mbështetjen e saj logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje në bazën e shtëpisë.
“TCG Anadolu” mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, dy automjete personeli, dy mjete të tjera ndihmëse si dhe aeroplanë, helikopterë dhe dronë.
Anija “TCG Anadolu” është 231 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë dhe mund të transportojë një ngarkesë prej rreth 27 mijë tonësh.
Siç raportohet, “TCG Anadolu” do të jetë shumë e rëndësishme për Marinën Turke, veçanërisht me dronët e armatosur që do të vendosen në anije. /TRT/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë