E eliminuara e radhës në Big Brother VIP Albania 5 ka qenë Ina Aderi.

Rrugëtimi i Inës zgjati 38 ditë në Big Brother, ndërsa brenda lojës pati debate, përplasje si dhe krijoi një romancë me Keijsin.


Teksa Ina u largua, Kristi, i cili ka pasur debate me të, zgjodhi të mos e takonte.

“Ju përqafoj të gjithëve. Faleminderit për të gjitha momentet”, tha ajo.

Tashmë ish-konkurrentja hyri në këtë format pas një situate që kishte pasur jashtë me Keijsin.

Asaj iu publikua një klip ku po shkëmbenin puthje, pa dijeninë e Stelinës, e cila veçse nisi një histori me Keijsin.

Këto skena u diskutuan tejet shumë dhe Ina u kryqëzua si nga banorët ashtu edhe nga publiku. /Telegrafi/