Në Kosovë gjatë kësaj jave filloi vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 mijë qytetarë në muaj.
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova ka kapacitete për një numër të tillë të vaksinimit por bëjnë thirrje për mbajtjen e masave parandaluese dhe në vaksinimin e mbi 60 për qind të popullsisë në mënyrë që të ulen rastet e rënda dhe vdekjet nga coronavirusi.
Deri më tash në Kosovë janë dhënë më shumë se 130 mijë doza të vaksinës, ndërsa ministria e Shëndetësisë synon që të kryej 320 mijë vaksinime brenda një muaji.
“Apelojmë prapë edhe njëherë që gjithë qytetarët të aplikojnë në platformën E-Kosova dhe paralelisht me ndarjen e termineve le të dinë që duhet të kenë apo respektojnë grupmoshën mbi 65 vjeç, njëkohësisht si kriter i dytë që kemi nëse është kategori e sëmurëve kronikë që e kemi pa dallim moshe gjithsesi duhet të dëshmoj me dokumentacionin bartës mbi shëndetin e personit në fjalë dhe si kategori të tretë që kemi mësimdhënësit, FSK-në dhe policinë e Kosovës”, tha Niman Bardhi, menaxher i qendrës për imunizim në Prishtinë.
Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës, thotë se Kosova ka kapacitete për vaksinim masiv ndërsa thekson se për të ulur rrezikun nga COVID-19 duhet të vaksinohen një numër i madh i popullsisë.
“Për të minimizuar numrin e rasteve COVID-19 është e dëshirueshme që të arrihet një shkallë e përfshirjes prej 60 deri në 70 për qind të popullatës i cili është edhe synimi i ministrisë së shëndetësisë në këtë aspekt, pra po e potencoj faktin se vaksinat mund të parandalojnë format e rënda të COVID-19 që kjo i bie që parandalon numrin e të shtrirëve në spital dhe numrin e vdekjeve por me siguri se do të kemi edhe muajve dhe viteve në vazhdim pa ndërprerë raste të COVID-19 por nuk duhet të kemi në masë dhe numër të lartë siç kemi pasur shtatorin dhe tetorin e vitit të kaluar. Do të thotë vaksina kundër COVID-19 mbron nga format e rënda klinike të COVID-19”, tha ajo.
Javët e fundit në Kosovë është duke u shënuar rënie e madhe e të prekurve nga coronavirusi. Njohës të shëndetësisë thonë se Kosova mund të ketë arritur në stadin e imunizimit të popullsisë pa vaksinim.
Humolli thotë se shpreson të jetë arritur imuniteti i përgjithshëm.
“Sa do të zgjasë periudha e rasteve të ulëta varet prej masave parandaluese të cilat i ndërmerr një shtet, në rastin konkret është vendosja e maskës, distanca fizike dhe kësaj ju ka shtu edhe vaksinimi. Është një indikacion jashtëzakonisht pozitiv që jo vetëm Kosova por edhe në shtetet e rajonit e kemi këtë fazën e numrit të rasteve të ulëta, ajo që është shumë e mirë është se jemi në javën e dytë që nuk kemi raste të rënda, do të thotë që janë të vendosura në qendrën e mjekimit intensiv”, tha ajo.
Humolli thotë se kombinimi i masave parandaluese dhe njëkohësisht edhe vaksinimi do të mund të futet në kontroll pandemia COVID-19.
“Definitivisht rreziku ekziston. E kemi rastin konkret të Anglisë ku pas vaksinimit të numrit të konsiderueshëm të popullatës veç se ka filluar të paraqitet variant tjetër dhe të rritet numri i rasteve por e mira e krejt kësaj është që numri i vdekjeve ka ra. Qysh në fillim të pandemisë është bisedu dhe është ndarë informata që mundësia e paraqitjes së COVID-19 në mënyrë ciklike dhe gjatë viteve të ardhshme ekziston. Në qoftë se bëjmë një krahasim me gripin do të jetë po e njëjta. Kështu ekziston rreziku por e mira e kësaj është që numri i vdekjeve të zvogëlohet”, tha ajo.
Deri tash në Kosovë nga COVID-19 janë prekur më shumë se 107 mijë persona, 2 mijë e 250 prej të cilëve kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje. Ndërkaq të shëruar deri tash janë shpallur më shumë se 105 mijë persona. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania