Imuniteti i fuqishëm: Bëni këtë miks erëzash dhe për ju nuk do të ketë dimër!
Sipas mësimeve tradicionale ayurveda, foleja jonë e tretjes apo agni janë shumë të rëndësishme, sepse ndihmojnë që sa më shumë nutrienë nga ushqimi të jenë të shfrytëzuara në mënyrë të drejtë
Agni paraqesin motor dhe impuls të trupit tonë gjë që forcon jo vetëm tretjen tonë por edhe imunitetin, vitalitetin, energjinë dhe kthjelltësinë e trurit, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj periudhe të vitit është me rëndësi të mbajmë folenë tonë të tretjes të fuqishme.
Mund të bëni miksin tuaj të erëzave për imunitet dhe t’ia përshtatni tipit tuaj të dosha-s.
Përbërësit:
– 3 lugë të vogla shafran,
– 3 lugë të vogla xhenxhefil të bluar,
– 3 lugë të vogla koriandër të bluar,
– 2 lugë të vogla kopër (fara),
– 1 lugë të vogël qimnon,
– 1 lugë e vogël kanellë,
– 1 lugë të vogël piper të zi të bluar.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe vendosni në një kavanoz të vogël të mbyllur mirë. Përdoreni në afat prej një muajsh.
Vata dosha: Nëse jeni tip dominues vata, shtoni në këtë përzierje edhe kripë rozë si edhe një lugë të vogël susam.
Pitta dosha: Përzieni koprën dhe piperin e zi me mentë dhe kardamon.
Kapha dosha: Shtoni gjysmë luge të vogël karafil dhe piper të kuq ose piper djegës.
Përzierjen tuaj të erëzave shumë thjeshtë mund ta përdorni gjatë përgatitjes së ushqimeve të zakonshme vetëm që është mirë që më parë një lugë erëza ta nxehni gjalpë dhe pastaj t’ia shtoni ushqimit.
Këtë përzierje të erëzave mund ta pini në mëngjes me pak limon dhe mjaltë, si çaj dhe kështu do të nxisni qarkullimin e gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën