LAJMI I FUNDIT:

Imri Ahmeti: Vitin e ardhshëm besoj se do t’i përfshijmë në buxhet bursat e studentëve

Imri Ahmeti: Vitin e ardhshëm besoj se do t’i përfshijmë në buxhet bursat e studentëve

Kryetari komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për bursat e studentëve.

“Buxhetin aktual që e kemi, nuk e kemi pas të programuar. Kemi pasur një problem me kategorinë e subvencioneve. Është një shumë e limituar për çdo vit për bursa të studentëve nga ministria e Financave”, ka thënë Ahmeti.


Ai tha se vitin e ardhshëm do  të mundohen që ta arrijnë buxhetin për t’iu dhënë bursa studentëve, të Lipjanit.

“Besoj që vitin e ardhshëm nëse mund ta fusim në buxhet për të arritur tek kjo kategori. Jemi bindur që vitin e ardhshëm do ta sjellim këtë kategori”, ka thënë ndër të tjera kryetari, Imri Ahmeti. /Telegrafi/