Meshkujt të cilët vuajnë nga disfunksioni erektil, apo ndryshe impotenca, kanë vështirësi të kenë ereksion.

Shumica e meshkujve do të përballen me këtë fenomen gjatë ndonjë faze të jetës së tyre, ku sëmundja i prek gjysmën e meshkujve të moshave 40 dhe 70 vjet, transmeton Telegrafi.

Përderisa problemet me ereksion mund t’jua dëmtojnë jetën seksuale, faktikisht nuk keni nevojë të brengoseni.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, ka shumë mënyra se si mund t’i largoni simptomat në mënyrë natyrale.

Fillimisht, ekspertët tregojnë se problemet me ereksion zakonisht u shfaqen atyre që kanë stil të pashëndetshëm të jetesës.

Pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e gjumit janë arsyet kryesore se përse meshkujt kanë këso probleme.

Edhe faktorët mendorë luajnë rol në problemet me penis. Stresi dhe ankthi e vështirësojnë procesin e ereksionit.

Për t’i lehtësuar simptomat, ekspertët ju rekomandojnë:

– Të humbni peshë nëse jeni mbipeshë
– Ta ndaloni duhanin
– Të ushqeheni shëndetshëm
– Të ushtroni çdo ditë
– Ta reduktoni stresin dhe ankthin
– Të mos konsumoni shumë alkool brenda një jave. /Telegrafi/